Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI

Klopp, RVP më i miri

REUTERS/Phil Noble

Klopp, RVP më i miri


17 January, 2013 @15:25

Jurgen Klopp, kryetrajner i kampionit gjerman, Borussia Dortmund, e ka parë nga afër sulmuesin holandez atëherë të Arsenalit, Robin Van Persie, kur ekipi i tij u ndesh me londinezët në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Ai ka qenë i tejimpresionuar me Robin Van Persien. 

“Personalisht, kur luajtëm kundër Arsenalit në Londër, e kam parë sulmuesin më të mirë ndonjëherë. Robin Van Persie,” ka thënë Klopp gjatë një bisede me faqen zyrtare të UEFA-së lidhur me Ligën e Kampionëve. 

“Nuk e di nëse ndonjë lojtar tjetër do të mund të luaj në tre pozita të ndryshme brenda 90 minutave. Ka qenë një përvojë fantastike dhe këtë gjë po e aplikojmë edhe ne tash në Dortmund, duke e mbajtur ekipin së bashku,” ka shtuar Klopp ndër të tjera në intervistë. 

Borussia Dortmund do të ndeshet me Shakhtarin e Donetskut në kuadër të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. 


 
Të gjitha lajmet nga