FLET VOKRRI
“Kosova mund të përjashtohet nga UEFA e FIFA”
30 December, 2016 @18:43
Pas entuziazmit të madh të krijuar pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, para mediave ka folur Fadil Vokrri, kryetari i FFK-së.
Jo për çështje politike, por për shka të infrastrukturës, Kosova mund të përjashtohet nga UEFA e FIFA.
“UEFA e FIFA ta japin rastin që t’i luash disa ndeshje zyrtare jashtë vendit, nëse nuk e ke stadiumin gati, por nëse ne vazhdojmë kështu, pra pa e rregulluar stadiumin tonë, atëherë mund të shtrohet edhe çështja e rishikimit të pranimit tonë në UEFA e FIFA.
Nëse gjendja nuk ndryshon, nuk shoh epilog tjetër dhe kjo është tejet normale. Nëse nuk i ke kushtet, përjashtimi nuk është diçka e çuditshme.” - deklaroi Vokrri për kallxo.com, duke konfirmuar që punimet për ndërtimin e stadiumit të Kosovës kanë ngecur.