KONFERENCA

“Nuk dua largime, Rooney mbetet i lënduar”
30 December, 2016 @15:13
Në konferencën e fundit për vitin 2016, Jose Mourinho foli për lëndimet momentale tek United si dhe për largimet e mundshme.
“Luke Shaw është rikthyer në stërvitje të plotë por nuk besoj që është i gatshëm për të startuar. E Rooney nuk është i gatshëm për nesër. Lëndimi i ‘çuditshëm’ që e morri para ndeshjes me Sunderlandin ende nuk i ka kaluar dhe duhet të presim.
Të tjerët janë në rregull.” - u shpreh portugezi sa i përket lëndimeve para ndeshjes së nesërme ndaj Middlesbrought.
E për ndonjë largim të mundshëm, ai tha:
“Nuk dua ta largoj asnjë lojtar dhe bordi po më mbështet në këtë aspekt. I vetmi që do të huazohet është portieri Sam Johnstone, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës sa i përket mendimit tim duhet të qëndrojë këtu. Normalisht, nëse dikush dëshiron, ne nuk mund ta ndalim, mirëpo unë nuk e dua asnjë largim, jam i lumtur me të gjithë.”
Ndër të tjera ai shtoi që nuk e mban mend herën e fundit kur United ka luajtur keq si dhe nesër me çdo kusht e kërkon fitoren e 5 radhazi në Premier League.