NË TETOVË

Shkëndija tenton Jashanicën e Bakajn
30 December, 2016 @14:05
Qendërmbrojtësi kosovar i Skënderbeut, Bajram Jashanica dhe mesfushori i dëshmuar i Splitit, Elis Bakaj, janë synimet e radhës për ekipin kuqezi nga Tetova, Shkëndija.
Njoftimin e ka bërë të ditur Makedonski Sport sot, ndërsa Jashanica 26 vjeç dhe Bakaj 29 vjeç me përvojën e tyre do të mund të ndihmonin shumë Shkëndijën në arritjen e synimit të tyre - titullin kampion të IRJ Maqedonisë.