TRANSFER

Feronikeli nënshkruan me Malokun
30 December, 2016 @18:37
Skuadra e Feronikelit ka kompletuar edhe përforcimin e tretë të këtij afati kalimtar. Borozani.com
Pas Labinot Osmanit dhe Yll Hoxhës, kampioni në fuqi i Kosovës ka shtuar në radhët e veta edhe portierin Faton Maloku, i cili së fundi ka qenë pjesë e Gjilanit.
Maloku ka qenë zgjedhja e parë e Gjilanit në të gjitha ndeshjet e këtij kampionati në Superligë, ndërsa nga 17 ndeshjet e zhvilluara, ka pësuar vetëm 11 gola.
Ai ka qenë pjesë e Feronikelit edhe gjatë stinorit 2012/13, ndërsa kontrata e tij e re është nënshkruar me afat 1.5 vjeçar.
Gjatë pjesës vjeshtore porta e Feronikelit i ishte besuar Flamur Nezirit.