Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBLEDHJE

Kosova në 2017!

Borozani / Arkiv

Kosova në 2017!


Shkruan: G.P

29 December, 2017 @15:25

Pikërisht në këtë datë një vit më parë, Borozani.com bëri përmbledhjen e ngjarjeve në sportin e Kosovës sa i përket vitit 2016.

Tash është koha që të shohim se çfarë ndodhi në sportin kosovar gjatë vitit 2017.

1. Trepça ‘89 fiton titullin e parë

Për herë të parë në histori të klubit, Trepça ‘89 u shpall kampione e Kosovës në futboll. Nën drejtimin e Zekerija Ramadanit, mitrovicasit sezonin 2016/2017 e mbyllën në vendin e parë, duke e lënë pas vetes skuadrën e Prishtinës. Një nga më meritorët për këtë sukses të ‘xehetarëve’ ishte sulmuesi Oto John, i cili sezonin e mbylli me gjithsej 27 gola të shënuara.

2. Trepça ‘89 e Prishtina në garat evropiane.

Pas pranimit historik në UEFA e FIFA, Trepça ‘89 e Prishtina u bënë dy skuadrat e para kosovare që luajtën në garat evropiane. Trepça ‘89, si kampione e Kosovës, luajti në kualifikimet drejt Ligës së Kampionëve, ndërsa u eliminua në raundin e parë nga skuadra e Vikingurit. Në anën tjetër, pasi që Besa si fituese e Kupës nuk ishte e licencuar për të luajtur në garat evropiane, kjo e drejtë i takoi Prishtinës si nënkampione e Kosovës. Kryeqytetasit në rrugën drejt Europa Leagues u eliminuan nga suedezët e Norrkopingut.

3.  Majlinda Kelmendi, ‘Best Judoka 2017’

Vend në ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 padyshim që zë edhe Majlinda Kelmendi. Majlinda e filloi vitin 2017 me medalje të arta në Poloni (Kampionat Evropian) e në Francë (Grand Slam - Paris). Më pas, Majlinda u shpall ‘Best Judoka 2017’, pra xhudistja më e mirë në Botë për vitin 2017, ndërsa në vijim xhudistja pejane pati probleme me lëndime, të cilat e privuan nga pjesëmarrja nga garat e tjera në pjesën e mbetur të vitit.

Përveç Majlindës, vit të sukesshëm në sportin e xhudos patën edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Shpat Zeka e Akil Gjakova, të cilët korrën suksese në gara të ndryshme përgjatë vitit, duke dëshmuar edhe një herë se Kosova është me të vërtetë forcë botërore në sportin e xhudos.

4. Historike, përfaqësuesja e basketbollit kalon fazën parakualifikuese

Pas emërimit të përzgjedhësit Brad Greenberg, i cili u bë trajneri i parë i huaj në histori të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, përfaqësuesja e Kosovës tregoi përmirësim të dukshëm dhe arriti që ta shkruante historinë, duke kaluar fazën parakualifikuese drejt Botërorit të Kinës, për të kaluar kështu në fazën e fundit kualifikuese. Në fazën parakualifikuese, Kosova la pas vetes përfaqësuesen e Maqedonisë, që ishte favorite për të kaluar tutje.

fazën kualifikuese, Kosova ndodhet në grupin C bashkë me Lituaninë, Poloninë dhe Hungarinë.

5. Sigal Prishtina, ekipi i parë kosovar në Champions League

Pasi u shpall kampione për 2 vite radhazi në Ligën Ballkanike, Prishtina vendosi që në sezonin 2017/2018 të marrë pjesë edhe në Champions Leaguen e basketbollit evopian. Pasi u bë skuadra e parë kosovare që merr pjesë në këtë garë, Prishtina u eliminua në raundin e parë kualifikues nga skuadra belloruse, Tsmoki Minsk, e cila u tregua skuadër më e mirë se Prishtina në dy përballjet direkte.

6. Fitorja e parë si vendas në futboll

Nëntori i vitit 2017 do të mbahet mend si muaji kur përfaqësuesja e Kosovës në futboll e shënoi fitoren e parë si vendas. Në “Adem Jashari” të Mitrovicës, Kosova e mposhti në një ndeshje miqësore Letoninë me rezultat 4-3, ndërsa takimi ishte mjaft interesant dhe fitorja e Kosovës erdhi me përmbysje në çastet e fundit të ndeshjes.

7. Sigal Prishtina arrin 3 fitore në FIBA Europe Cup

Për herë të parë në histori të basketbollit kosovar, një skuadër kosovare arriti tri fitore në FIBA Europe Cup. Këtë e bëri skuadra e Sigal Prishtinës, e cila shënoi 3 fitore në 3 ndeshjet e para në FIBA Europe Cup, mirëpo më pas pasoi një rënie e formës dhe kryeqytetasit u eliminuan nga faza grupore e kësaj gare.

8. Kosova U19 arrin sukses historik

Të drejtuar nga Ramiz Krasniqi, djemtë e Kosovës U19 arritën një sukses historik në futboll. Përfaqësuesja e Kosovës U19 zhvilluan disa paraqitje të mira në kuadër të raundit parakualifikues drejt Kampionatit Evropian “Finlanda 2018”, për të kaluar kështu në ‘Elite Round’, ku në luftë për ta arritur kampionatin evropian, Kosova mund të ndeshet me përfaqësueset elitare të futbollit evropian. Faza kualifikuese drejt Kampionatit Evropian për grupmoshat U19 zhvillohet në pranverën e vitit 2018.

9. Kosova U21, premtuese

Përveç suksesit të përfaqësueses U19, shpresa që Kosova ka të ardhme në futboll na dha edhe përfaqësuesja U21. Një nga ndeshjet më të bukura të Kosovës U21 u shfaq në “Adem Jashari” të Mitrovicës, ku Kosova e mposhti me rezultat 3-2 përfaqësuesen e Norvegjisë, e cila në radhët e veta kishte yje të futbollit evropian, ndërsa një prej tyre ishte i mirënjohuri Martin Odegaard.

10. Përfaqësuesja e hendbollit merr medalje të bronztë

Viti 2017 mund të quhet i suksesshëm edhe për hendbollin kosovar. Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll arriti medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Vendeve në Zhvillim.

Në gjysmëfinale Kosova u mposht nga Ishujt Faroe, ndërsa në luftë për medalje të bronztë Kosova e mposhti Qipron, për ta mbyllur kështu këtë kampionat si përfaqësuesja e tretë më e mirë. Ky sukses bën që Kosova ta sigurojë fazën e dytë të kampionatit evropian të hendbollit, EURO2020.

11. Halim Selmanaj pas Ronaldos në listën e UEFA-së

Pas suksesit të Liburnit nga Gjakova në UEFA Futsal Cup, për paraqitje individuale u veçua Halim Selmanaj. Në listën e publikuar nga UEFA, Selmanaj ndodhej pas Cristiano Ronaldos sa i përket golave të shënuara në garat e organizuara nga UEFA këtë vit, ndërsa pas lojtarit të Liburnit në këtë listë ndodheshin emra si Robert Lewandowski, Kylian Mbappe e Harry Kane.


NË AUSTRALI

Besart Berisha sjell fitoren

International/Sportistë shqiptarë në botë

Besart Berisha sjell fitoren

29/12/17 @ 12:26

UEFA

Trepça ‘89 e Prishtina në renditjen e UEFA-së

FFK Superliga/International

Trepça ‘89 e Prishtina në renditjen e UEFA-së

29/12/17 @ 12:15

CRYSTAL PALACE - ARSENAL

Wenger 810, Mustafi shënon, Arsenali afrohet

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Wenger 810, Mustafi shënon, Arsenali afrohet

28/12/17 @ 22:52

CENK TOSUN

Në pritje të bëhet rekord transfer nga Turqia

Premier League/International/Transfere

Në pritje të bëhet rekord transfer nga Turqia

28/12/17 @ 22:12

PALACE - ARSENAL

Palace vs. Arsenal, startojnë Mustafi e Xhaka

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Palace vs. Arsenal, startojnë Mustafi e Xhaka

28/12/17 @ 20:02

GAME 3: TREPÇA - PRISHTINA

Trepça fiton ndeshjen e tretë, arrin finalen!

FBK Superliga

Trepça fiton ndeshjen e tretë, arrin finalen!

28/04/24 @ 21:14

GAME 3 : TREPÇA - PRISHTINA

Trepça - Prishtina, pesëshet startuese

FBK Superliga

Trepça - Prishtina, pesëshet startuese

28/04/24 @ 18:50

DUKAGJINI - DRITA

Drita dorëzohet në fund, Granit Elezaj s’lejon humbjen e Dukagjinit

FFK Superliga

Drita dorëzohet në fund, Granit Elezaj s’lejon humbjen e Dukagjinit

28/04/24 @ 17:10

PRISHTINA - LLAPI

Dygolësh nga Muhamet Hyseni, Llapi mposhtë Prishtinën

FFK Superliga

Dygolësh nga Muhamet Hyseni, Llapi mposhtë Prishtinën

28/04/24 @ 17:03

GJILANI - BALLKANI

Ballkani fiton në Gjilan, ruan kreun e tabelës

FFK Superliga

Ballkani fiton në Gjilan, ruan kreun e tabelës

28/04/24 @ 16:54

VIDEO

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

FBK Superliga

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

27/04/24 @ 23:02

KAMPIONI SHFAQ SHENJA JETE

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

FBK Superliga

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

27/04/24 @ 21:05

BARAZIM NË PRISHTINË

Përvetica ia mohon fitoren Prishtinës së Re

FFK Liga e parë

Përvetica ia mohon fitoren Prishtinës së Re

27/04/24 @ 20:46

BARAZIM NË BANJË!

Barazim në derbin e pjesës së poshtme të tabelës!

FFK Liga e parë

Barazim në derbin e pjesës së poshtme të tabelës!

27/04/24 @ 20:26

PAS 20-MINUTASH LOJË

8 pikë dallimi pas pjesës së parë

FBK Superliga

8 pikë dallimi pas pjesës së parë

27/04/24 @ 19:57


 
Të gjitha lajmet nga