SHKËNDIJA
Kozniku trajner i Shkëndijës
4 September, 2014 @17:07
Adrian Kozniku është kryetrajneri i ri i skuadrës nga Tetova, Shkëndija.
Ish futbollisti i mirënjohur kosovar do ta zëvendësojë trajnerin e shkarkuar, Roy Ferencina.
Kozniku 46 vjeçar, do ta sprovojë veten për herë të parë si kryetrajner i një skuadre, megjithëse deri më tani ka qenë i angazhuar si trajner i grupmoshave të reja te skuadrat si Dinamo Zagreb dhe Lokomotiv Zagreb, si dhe ndihmëstrajner te Inter Zapresiç.
Para zgjedhjes së Koznikut si trajner të Shkëndijës janë përmendur edhe emra të tjerë si Prosineçki, Tasevski e Milevski, mirëpo siç duket në fund drejtuesit e klubit kanë vendosur për trajnerin gjakovar.
Kozniku gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur për skuadra si Hajduk, Cannes, Bastia, Dinamo Zagreb etj., derisa ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kroacisë në Botërorin e 98-ës duke e fituar medaljen e bronztë.