SUPERLIGA
Krasniqi gjen zgjidhje
30 March, 2013 @16:50
Ferronikeli ka arritur të shënojë një fitore të madhe sot ndaj Prishtinës, në ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë.
Futbollistët e udhëhequr nga ish trajneri prishtinas, Ramiz Krasniqi, në pjesën më të madhe të lojës kanë qenë më të mirë se bardhekaltërit dhe kanë shënuar fitore të merituar.
Elhami Berisha dhe Fatih Karahoda kanë qenë shënues për skuadrën drenicake të cilët vazhdojnë pa humbje stinorin pranveror.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Besa ka arritur që ta njoftojë Drenicën me humbje, duke e mposhtur 1-0 në Shahin Haxhiislami të Pejës, me golin e vetëm në ndeshje të realizuar nga Krenar Vokshi.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Ferronikeli - Prishtina | 2-0 | Berisha 44, Karahoda 66 | |
Besa - Drenica | 1-0 | Vokshi 35 |