SALIHI
Dy gola për barazim nga Salihi
29 March, 2013 @17:26
Hamdi Salihi ka filluar të ambientohet plotësisht në Kinë.
Sulmuesi kuqezi pas paraqitjes së mirë me kombëtaren shqiptare, ku kishte shënuar golin e fitores në ndeshjen kundër Norvegjisë, është ktheyer në Kinë te skuadra e tij Jiangsu Sianty duke shënuar dy gola në ndeshjen kundër skuadrës Shanghai Shenxin.
Salihi së pari shënoi në minutën 58’ nga pika e bardhë për rezultatin 1-1, ndërsa më pas shënoi edhe një herë për ta barazuar rezultatin në 2-2 në minutat e fundit të takimit (90’+3).
Sulmuesi shkodran ka shënuar 3 gola në 3 ndeshje në kampionatin kinez.