CIES
TOP 10 Akademitë e futbollit
28 March, 2013 @19:58
Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Sportive (CIES) në një studim të fundit ka bërë të ditur renditjen e fundit të shkollave të futbollit dhe produktivitetin e tyre.
Kështu, vendin e parë në këtë renditje e ka marrë Ajax, që ka qenë i përcjellur nga Partizani i Beogradit dhe Hajduku i Splitit.
Debakël total në këtë renditje kanë pësuar skuadrat angleze që kanë gjetur vetëm Manchester Unitedin në TOP 20 të akademive të futbollit europian.
CIES ka konsideruar një lojtarë të dalë nga klubi, futbollistin që ka shpenzuar së paku tre stinorë në një ekip ndërmjet moshës 15 dhe 21 vjeçare.
TOP AKADEMITË E FUTBOLLIT:
1 | Ajax | Holandë | 69 lojtarë | |
2 | Partizan | Serbi | 60 lojtarë | |
3 | Hajduk | Kroaci | 55 lojtarë | |
4 | Barcelona | Spanjë | 53 lojtarë | |
5 | Sporting | Portugali | 49 lojtarë | |
6 | MTK Budapest | Hungari | 49 lojtarë | |
7 | Sparta | Çeki | 47 lojtarë | |
8 | Feyenoord | Holandë | 45 lojtarë | |
9 | Dynamo Kiev | Ukrainë | 44 lojtarë | |
10 | Real Madrid | Spanjë | 43 lojtarë |