KOSOVA FUTBOLL
3 xhiro, 8 ekipe pa humbje
28 March, 2013 @11:34
Kampioni aktual dhe lideri i Raiffeisen Superligës në futboll, Prishtina do të luaj si mysafire e Ferronikelit në ndeshjen e ekipeve pa humbje në pranverë.
Prishtina e Afrim Tovërlanit, e cila mposhti Hajvalinë në ndeshjen e fundit me golin e Behar Maliqit, pret rezultat të favorshëm, derisa interesant do të jetë të shihet ish trajneri shumë vjeçar i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, që udhëheq Ferronikelin se çfarë do të bëj ndaj kampionit.
Dueli tjetër i të pamposhturve pranveror do të zhvillohet në Shahin Haxhiislami të Pejës, ku Besa pret Drenicën. Dy skuadra të përforcuara presin fitore për qëllime të ndryshme, Besa për ngritje në tabelë, e Drenica për mbijetesë.
Këto dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe do të shfaqen drejtpërdrejtë në televizione, derisa ndeshjet tjera të javës janë: Trepça 89 - Drita, Kosova V - Trepça, Hysi - Liria dhe Hajvalia - Vëllaznimi. Shikoni tabelën aktuale.
RAIFFEISEN SUPERLIGA/ XHIRO XXI
Besa - Drenica | e shtunë, 14:00 | TV - RTV 21 | |
Ferronikeli - Prishtina | e shtunë, 14:00 | TV - Supersport Kosova | |
Hysi - Liria | e diel, 14:00 | ||
Hajvalia - Vëllaznimi | e diel, 14:00 | ||
Trepça 89 - Drita | e diel, 14:00 | TV - Supersport Kosova | |
Kosova V - Trepça | e diel, 14:00 |
EKIPET PA HUMBJE NË PRANVERË:
1 | Prishtina | |||
2 | Trepça 89 | |||
3 | Trepça | |||
4 | Drita | |||
5 | Besa | |||
6 | Ferronikeli | |||
7 | Kosova V | |||
8 | Drenica |