ETRITI
Berisha afër Romës
29 March, 2013 @15:58
Njeriu që shpëtoi Shqipërinë në ndeshje ndaj Norvegjisë, Etrit Berisha, është bërë synim i skuadrës romake, Roma.
Kështu kanë njoftuar mediat italane, duke bërë të ditur se ‘Ulkonja’ bashkë me Fulhamin janë të interesuara për portierin kosovar.
Berisha, 24 vjeçar, ka qenë njeriu më meritor në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Norvegjisë, të vlefshme për grupin kualifikues në Kampionatin Botëror.
Sipas portaleve sportive italiane, nëse arrihet marrëveshja Kalmar - Roma, Berisha do të kalojë gjatë verës në kryeqytetin italian.