ULPIANA 0-1 DRENICA

Kreshnik Uka bën Drenicën lidere të Superligës
16 September, 2021 @18:01
Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, është përkujdesur për ekipin e tij që të arrijë fitoren sot ndaj Ulpianës si mysafir dhe kështu Drenica ka marrë lidershipin në Superligë, pastër.
Drenica ka mposhtur Ulpianën si mysafir 0-1 [Kreshnik Uka 90] me golin e sulmuesit Uka në minutën e fundit të lojës.
Fitorja ka bërë që Drenica të kalojë në vendin e parë në tabelë, pa asnjë ndjekës me pikë të njëjta.
Kuqezinjtë kishin edhe më shumë raste në lojë, prandaj fitorja e tyre nuk është edhe befasuese karshi ekipit të drejtuar nga Edlir Tetova.
Ulpiana në anën tjetër, pos disa gjysmërasteve nuk arriti të krijojë më shumë për të rrezikuar portën e Haxhijajt.
Derisa Drenica është e para në tabelë pas xhiros së katërt të Superligës, Ulpiana është në ekstremin e poshtëm.