Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KF PARTIZANI

Kriza në Partizan

Foto LSA

Kriza në Partizan


5 December, 2012 @18:05

Kampioni i 15-fishtë i Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Partizani, është në krizë të thellë. Ekipi nga kryeqyteti shqiptar që po garon sivjet në ligën e dytë ka probleme me disa lojtarë që llogariten baza e ekipit.

Vetëm pak ditë para derbit me Lushnjën që do të luhet të shtunën, tetë futbollistë kanë bojkotuar stërvitjet, si reagim ndaj klubit që i ka mbetur borxh lojtarëve, raporton gazeta Sporti Shqiptar.

Indrit Hithi, Andrelis Pashaj, Salvador Sulçe, Florian Braho, Rajmond Shala, Jozef Thana, Klevis Roshi dhe Erind Lleshi, megjithëse ishin paraqitur në ambientet stërvitore, kanë refuzuar të dalin në stërvitje.

Ndërsa sjellja e lojtarëve nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit dhe menjëherë presidenti, Lulëzim Sllaku, ka vendosur t’i pezullojë  futbollistët që e bojkotuan stërvitjen me afat të pacaktuar.


 
Të gjitha lajmet nga