MPOSHTEN MANCHESTERËT

REUTERS
Krizë në Manchester!
28 September, 2013 @18:14
Manchester United ka regjistruar humbjen e tretë në kampionat pas gjashtë xhirove. Kampioni i Anglisë është mposhtur në Old Trafford nga ëest Bromëich Albion sot befasisht, 1-2.
Kjo ka qenë humbja e parë e ekipit të trajnerit David Moyes në Old Trafford, kurse e treta në kampionat, pas asaj poshtëruese nga Manchester City xhiron e kaluar, 4-1.
Besoni apo jo, Manchester United është aktualisht në vendin e dymbëdhjetë të Premier League!
Edhe nënkampioni i Anglisë, ekipi tjetër nga Manchesteri, City, është mposhtur sot. Djelmoshat e Manuel Pellegrinit pas fitores në derbi kanë nënçmuar Aston Villën dhe përkundër se dy herë udhëhoqën në ndeshje (0-1 dhe 1-2), në fund është dashur të pajtohen me humbje 3-2.
Rezultatet dhe tabela aktuale.