Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP

Kualifikohet City, inkuadrohet Celina

Foto: FA Cup Official

Kualifikohet City, inkuadrohet Celina


30 January, 2016 @17:01

​Pas kualifikimit në finalen e Capital One Cup, Manchester City lehtësisht ka mposhtur edhe Aston Villën me rezultat 0-4, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së FA Cup. Përkundër faktit që disa nga yjet e Cityt u pushuan sot nga trajneri Pellegrini, skuadra nuk pati probleme në gjetjen e golave.

Ishte i riu Iheanacho që shënoi hat-trick dhe një gol tjetër i Sterling që i siguruan skuadrës së Pellegrinit biletën për në fazën tjetër.

Në këtë ndeshje për afro 15 minuta u inkuadrua edhe anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, që zëvendësoi Fernandinhon.


 
Të gjitha lajmet nga