SHPËTIM DURO
Kukësi gjobit trajnerin me 50% të rrogës
26 December, 2019 @12:11
Deklaratat e trajnerit të Kukësit, Shpëtim Duro, pas ndeshjes me Skënderbeun në lidhje me tifozët e ekipit të tij, kanë bërë që klubi ta dënojë me 50% të rrogës mujore.
Duro kishte pasur një konflikt verbal me tifozët kukësian pas ndeshjes, ndërsa ngjarja nuk përfundoi me kaq dhe ky nuk foli mirë për ta edhe pas ndeshjes, kur u prononcua për media.
E kjo bëri që ekipi ta dënojë. Panorama Sport ka kuptuar se Duro është gjobitur me 50% të rrogës së tij të nëntorit.
Rroga e trajnerit të Kukësit thuhet të jetë 2 mijë e 500 euro, ndërsa me dënimin e fundit, ai për nëntor ka marrë gjysmën, 1 mijë e 250 euro.
Përndryshe, Kukësi është lider i Superiores.