BLICK
Zviceranët në frikë! Po u ikën edhe Zeqiri te Kosova
25 December, 2019 @0:02
Pas fotografisë së botuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në Instagram, ku shihet sulmuesi i Lausannes Andi Zeqiri duke pozuar me kreun e FFK-së - mediat zvicerane, kanë shkruar se kosovarët po “vjedhin” edhe një lojtar të tyre.
“Ky djalosh është makinë e golave dhe atë me dy këmbët e tij! Futbollisti i U21 Andi Zeqiri është golashënuesi më i mirë i Lausannes, ndërsa ka shënuar 16 gola këtë stinor. Për Zvicrën U21 ka shënuar gjashtë herë në shtatë ndeshjes. Vetëm falë tij trajneri Mauro Lustrinelli mund të shpresojë në Evropian. I shënoi edhe Francës në fitoren senzacionale. Natyrisht, Andi Zeqiri,” ka përshkruar Blicku zviceran talentin.
Ndërsa në një bisedë me babain e Andit, Avdi Zeqirin, Blick bën të ditur se ky i fundit ka thënë se janë takuar rastësisht dhe nuk është bërë asnjë fjalë lidhur me kalimin e tij në Kosovën A.