PORTIERI GJILANAS
Betim Halimi ftohet nga Challandes
23 December, 2019 @23:31
Portieri që ishte te Drita dhe la ekipin duke shkuar jashtë vendit, Betim Halimi, është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjen miqësore që Kosova do ta zhvillojë ndaj Suedisë në janar të vitit që po vjen.
Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë lojtari, duke komentuar pyetjeve të Sportit të KTV-së, por ai nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit fatkeqësisht.
Ai ka bërë të ditur se është kontaktuar nga Muharrem Sahiti, ndërsa për shkak të një lëndimi që e ka pasur, nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshje, pasi që mjekët e klubit të tij e kanë këshilluar që të shërohet plotësisht.
Betim Halimi është 204 centimetra i gjatë dhe aktualisht është lojtar i Olimpik Donetskut në elitën e futbollit ukrainas.