CARLO ANCELOTTI
S’ka mision të pamundur për Ancelottin
24 December, 2019 @22:07
Trajneri i ri i Evertonit, Carlo Ancelotti, i cili do të debutojë në ndeshjen e radhës për ekipin e tij të ri, ka thënë se s’ka mision të pamundur për të kaltërit.
Kryetari i klubit të Evertonit dëshironte që qyteti i Liverpoolit dhe i Manchesterit të jenë “Hollywood” futbolli, ashtu që të gjithë të kenë trajnerë të nivelit të njohur, e legjenda futbolli.
Ai këtë e arriti me sjelljen e Ancelottit në ekip, për të cilin pakkush besonte se do të nënshkruante me ekipin nga Goodison Park. Pep Guardiola, Ole Gunnnar Solskjaer, Jurgen Klopp e Carlo Ancelotti - e kompletojnë këtë.
“Evertoni do të bëhet ekip i Ligës së Kampionëve. Ky është objketiv yni. S’ka asgjë të pamundur në futboll,” ka thënë italiani 60 vjeçar duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e parë të tij si timonier i klubit.
Kujtojmë, Ancelotti është trajner i vetëm këtë stinor që ka arritur ta mposht Liverpoolin me ekipin më të fortë të tij, duke e fituar duelin në Ligë të Kampionëve derisa ishte trajner i Napolit.
Everton është duke u bërë gati edhe për stadiumin e ri, që pritet t’i pranojë rreth 52 mijë tifozë.