JURGEN KLOPP
Klopp: “Krimi” i festave vazhdon
26 December, 2019 @11:20
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, edhe njëherë e ka potencuar atë që e ka thënë edhe në vitet e kaluara.
“Absolutisht nuk është në rregull kjo gjë,” ka thënë ai. “Asnjë nga trajnerët/menaxherët nuk ka problem për ndeshjet e boxing day, por të luash më datën 26 dhe 28 është krim.”
Dy ndeshje në tre ditë është tepër. Periudha festive është festë, mund të luhen ndeshjet, por jo 2 brenda 3 ditëve.
“Shkenca sportive nuk ju lejon një gjë të tillë. Trupit i duhet kohë e caktuar për tu rikthyer. Kjo është shkencë. Por ju këtë po e injoroni,” ka thënë ndër të tjera Klopp, shkruan BBC Sports sot.