COPA DEL REY
Kupa i takon Barcelonës
23 May, 2016 @0:53
Në finalen e tensionuar ndërmjet Barcelonës dhe Sevillës në ‘Vicente Calderon’, fitues dolën katalanasit, të cilët pas vazhdimeve arritën ta mbyllin ndeshjen me 2 gola të shënuara dhe trofeun e ‘Copa Del Rey’ e dërguan përsëri në Kataluni, ashtu siç kishin bërë edhe vitin e kaluar.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishin 3 kartonat e kuq, 1 nga Barcelona dhe 2 nga Sevilla. Madje Barcelona pjesën më të madhe të takimit e luajti me 10 lojtarë, pasi që Mascherano u përjashtua në pjesën e parë, por megjithatë kjo nuk ndikoi në suksesin e tyre në fund.
Kjo është hera e dytë rresht që trofeu i ‘Copa Del Rey’ i takon Barcelonës, të cilët sezonin e mbyllin me sukses të dyfishtë në ligë dhe në kupë. Në përgjithësi Barcelona e ka fituar 28 herë këtë trofe, më shumë se çdo skuadër tjetër spanjolle.