SHANI TARASHAJ
Përshëndetet Tarashaj
22 May, 2016 @23:23
Futbollsiti me origjinë nga Prizreni, Shani Tarashaj, i ka dhënë lamtumirën sot ekipit të tij të deritashëm Grasshopers duke e zhvilluar ndeshjen e fundit me këtë skuadër, pasi që që prej janarit ai ka nënshkruar me Evertonin në Premier Ligë.
“Ndeshja e fundit me fanellën e Grasshopperit në Zurich. Falemnderit bashkëlojtarëve, klubit dhe tifozëve për mbështetjen e madhe. Nuk do ta harroj kurrë këtë skuadër dhe këtë qytet. Forca GC,” ka shkruar Tarashaj në llogarinë e tij zyrtare të Facebookut sot.
Tarashaj pritet të jetë në EURO 2016 me Zvicrën pasi që ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.