CRISTIANO RONALDO
Kurdo që arrin te Juve, e pret karantinimi
29 April, 2020 @13:36
Super ylli portugez i futbollit dhe lojtari i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pritet që këto ditë të arrijë në Torino, për t’iu kthyer ekipit të tij pas izolimit në Portugali me familje.
Sidoqoftë, Cristianon e presin edhe dy javë tjera karantinim posa të arrijë në Itali, për shkak të rregullave të vendosura nga shteti karshi pandemisë COVID-19.
Serie A pritet të vazhdojë me ndeshje në qershor, ndërsa stërvitjet individuale të lojtarëve do t’ia nisin që me 4 maj, e ato ekipore më 18 maj.