KUPA
Kurora e dyfishtë për Ferronikelin!
14 June, 2015 @19:02
Ferrronikeli ka kurorëzuar stinorin perfekt duke e fituar edhe Kupën e Kosovës në futboll.
Ekipi nga Drenasi ka shënuar fitore ndaj Trepçës’89 pas penalltive, duke e fituar Kupën e Kosovës për herë të dytë me radhë - gjë të cilën nuk e ka arritur asnjëherë një ekip në Kosovë.
Fillimi i pjesës së parë i takoi Trepçës’89. Ekipi mitrovicas nisi mirë ndeshjen dhe krijoi disa raste, por Ferronikeli morri iniciativën pas minutës së 30-të të ndeshjes.
Pjesa e dytë kaloi nën dominimin të kampionit të Kosovës, Ferronikeli. Ata krijuan raste dhe patën mundësi të mira të mbyllin ndeshjen në kohë të rregullt, po të ishin më saktë Mendurim Olluri, e posaçërisht Bujar Shabani.
Sidoqoftë, ekipi i Gani Sejdiut arriti epërsinë në vazhdime, kur lojtari më i mirë i stinorit, Behar Maliqi, shënoi penalltinë në mënyrë mjeshtërore.
Por, vetëm dy minuta pas gëzimit të drenicakëve, Shpëtim Idrizi, barazoi për ekipin e Afrim Tovërlanit.
Kjo bëri që vazhdimet të bëhen më interesnate, por gola më nuk kishte dhe fatin e Kupës, vendosën penalltitë.
Kështu, Ferronikeli përfundon stinorin me kurorë të dyfishtë.
PENALLTITË:
FERRONIKELI | TREPÇA'89 | ||
Behar MALIQI | GOL | jashtë porte | Argjend MUSTAFA |
Haxhi SHALA | jashtë porte | GOL | Diar MUSTAFA |
Egzon GASHI | GOL | GOL | Emin BALIQI |
Qëndrim KRASNIQI | GOL | GOL | Ilir IZMAKU |
Isa EMINHAZIRI | GOL | GOL | Blerand KURTISHAJ |
Lulzim DOSHLAKU | GOL | jashtë porte | Samir SAHITI |