Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA 1-1 FERIZAJI

Labinot Osmani shpëton Vushtrrinë nga humbja në derbi

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: KFFerizaji

Labinot Osmani shpëton Vushtrrinë nga humbja në derbi


19 November, 2021 @15:42

Seria e fitoreve të Ferizajit është ndërprerë sot në Ferki Aliu të Vushtrrisë, ndërsa “fajtor” për këtë ka qenë kapiteni i vushtrriasve Labinot Osmani që ka shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes për përufndimtaren, Vushtrria 1-1 Ferizaji [Labinot Osmani 90+4 - Çlirim Kashtanjeva 26].

Ferizaji lider, që erdhi në Vushtrri me bagazh prej shtatë fitoreve radhazi prej se drejtimin e skuadrës e mori Arbnor Morina, është ndalur krejt në fund të duelit nga fitorja e radhës, kur Osmani i iku mbrojtjes mysafire për të barazuar.

Në pjesë të parë ferizajasit kishin marrë epërsinë përmes ish-sulmuesit të Arbërisë në Superligë, Çlirim Kashtanjeva. Ata edhe mbyllën pjesën e parë në epërsi, ndërsa ishin shumë afër fitores. Për të mos u harruar fakti se Vushtrria tërë pjesën e dytë e luajti me një lojtar më pak në ndeshje, pasi që në minutën e 44 të saj u largua Vigan Rexhaj për shkak të kartonit të kuq.

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, rezultati përfundimtar ka bërë që mos të ketë lëvizje në krye të renditjes sot, por në anën tjetër Ramiz Sadiku mund të bëhet lider i Ligës së Parë Grupi B nëse e fiton ndeshjen e kësaj xhiroje.

Kujtojmë, Vushtrria është skuadra e vetme pa humbje në këtë grup të Ligës së Parë, pasi që pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ka pesë fitore e tetë barazime.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë