PARC DES PRINCES

REUTERS
Lavezzi shënon, Cabaye debuton me asistim
14 February, 2014 @22:31
Skuadra e Laurent Blanc, Paris St Germain, ka arritur të shënojë edhe fitoren e radhës në Ligue 1. Ata kanë mposhtur në ndeshjen hapëse të xhiros së XXV Valenciennesin bindshëm me rezultat 3-0.
Ibra, lideri i golave
Kjo ka qenë fitorja e katërt e Paris St Germain në 6 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e 19-të të tij në elitën françeze për të vazhduar bindshëm kryesimin në listën e golashënuesve, derisa parisienët i janë gëzuar fitores së 17-të në Ligue 1, e teta në Parc des Princes.
Sot është dalluar jashtëzakonisht edhe sulmuesi argjentinas i ardhur stinorin e kaluar nga Napoli, Ezequiel Lavezzi, që ka shënuar golin e parë në ndeshjen e sontme, derisa me dy gola tjerë në pjesën e dytë nga Ibra dhe një autogol, Paris St Germain ka vazhduar të mbajë distancën ndaj përcjellësve në ligë.
Cabaye debuton me asist
Valenciennes në anën tjetër me disfatë rrezikoi edhe më tepër statusin e ekipit elit, pasi që kundërshtarët nën ata në ligë, do të kërkojnë shfrytëzimin e rastit për t’i kaluar në tabelë.
Për parisienët ka debutuar sonte edhe transferi i fundit i tyre i ardhur nga Newcastle United, Yohan Cabaye, që ka treguar aftësitë e tija menjëherë duke regjistruar një asistim në golin e Ibrës, që shënoi një gol me mjeshtëritë e tij të arteve marciale.
Rezultatet dhe tabela aktuale.