FULHAM

Magath trajner i Fulhamit
14 February, 2014 @20:34
Skuadra e fundit në radhitjen tabelare në Premier League, Fulham, do t’i vazhdojë garat me kryetrajnerin e ri që sapo u emërua, Felix Magath.
Trajneri 60 vjeçar do të zëvendësojë holandezin, Rene Meulensteen, i cili u shkarkua nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta.
Magath së fundi ka qenë trajner i Wolfsburgut, ndërsa më parë ka drejtuar edhe skuadra si Schalke, Bayern Munchen, Stuttgart, Werder Bremen etj. Ai për herë të parë në karrierën e tij do drejtojë një skuadër jo gjermane.