Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Lehtë për Realin

REUTERS

Lehtë për Realin


15 January, 2014 @23:56

2-0 andej 2-0 këndej. Kështu ia bëri Real Madrid Osasunës në Kupë të Mbretit për të siguruar çerekfinalen. 

Cristiano Ronaldo, Topi i Artë i vitit 2013 ka shënuar një gol të bukur për ekipin e tij, pas një goditjeje të fuqishme nga gjuajtja e lirë derisa Angel Di Maria i ka dhënë fund sa i përket rezultatit të ndeshjes. 

Lajm i mirë për madrilenët është se në formacion u kthye mbrojtësi portugez, Fabio Coentrao, i cili ka zhvilluar ndeshjen e parë nga minuta e parë, që prej nëntorit. Mirëpo, portugezi u përjashtua nga ndeshja për shkak të dy kartonave të verdhë në minutën e 85-të. 

Sidoqoftë Real Madrid me lojë komode kaloi lehtë kundërshtarin e së tetës së finales, që nuk mundi t’i bëj ballë në dy ndeshje ekipit të Carlo Ancelottit. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga