DORTMUND KRYEN DETYRËN

Dortmund kalon lehtësisht edhe një pengesë
13 December, 2015 @19:00
Përkundër distancës nga Bayern në tabelën e klasifikimit, Borussia Dortmund kryen detyrën dhe fiton në “Signal Iduna Park” përballë Eintracht Frankfurtit. Mysafirët kaluan të parët në epërsi, mirëpo gjithçka u barazua nga Mkhitaryan pas asistimit të Aubameyang.
Në fundin e pjesës së parë Aubameyang humbi penalltinë, penallti e cila ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e Frankfurtit dhe mysafirët e vazhduan takimin me një lojtar më pak.
Në pjesën e dytë, vendasit shënuan lehtësisht edhe tri herë. Fillimisht përmes Aubameyang dhe më pas fitorja u vulos nga kapiteni Hummels dhe nga Adrian Ramos në fund të takimit.
Kjo fitore e forcon pozitën e dytë për Dortmundin, duke e mbajtur 9 pikë larg vendit të dytë.