LEICESTER - WOLVES
Leicester rrëmben 3 pikëshin me Vardyn
14 August, 2021 @18:00
Ish-kampioni i Premier Leagues, Leicester City, e mposhti Wolvesin me rezultat minimal 1-0 dhe e hapi stinorin në Premier League me fitore.
Golashënuesi i vetëm në ndesje ishte sulmuesi me përvojë Jamie Vardy, që shënoi në minutën e 41’ të ndeshjes.
Leicester City me këtë fitore u bo skuadra e parë pas 8 viteve që arriti fitore kundër Wolvesit, derisa humbja e fundit e ujqve ishte kundër Leeds United (2012/13).
Leicester në xhiron e dytë do të përballet me West Hamin, kurse Wolves me Tottenhamin.