JAMES
Lëndim i lehtë
8 December, 2014 @14:20
Lojtari ofanziv i Real Madridit, James Rodriguez, ka marrë një lëndim të lehtë në ndeshjen e fundjavës ndaj Celta Vigos.
Sot, klubi i tij ka bërë të ditur zyrtarisht se ai ka pësuar lëndim të muskulit, por jo të rëndë.
Sidoqoftë, madrilenët kanë vënë në pikëpyetje paraqitjen e tij në Botërorin e Klubeve ku Real Madrid do të kërkojë titullin e botës në futboll ekipor.
Botërori i Klubeve i FIFA-së përfshin kampionët e të gjitha kontinenteve, derisa Real Madrid do të kyqet nga gjysmëfinalja.