MEAZZA
Stramaccioni lë Mancinin pa fitore te Interi
7 December, 2014 @22:39
Një minutë para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, kur Mauro Icardi shënoi golin e epërsisë për Interin - gjithçka dukej mirë e bukur për trajnerin Roberto Mancini.
Mirëpo, pas 90 minutave lojë, ai ka mbetur ende pa fitore që nga rikthimi në Inter.
Udinese, që për ironi, udhëhiqet nga ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka arritur që të përmbys epërsinë e Neroazzurrëve në pjesë të dytë për të shënuar fitore 1-2 në fund.
Udinese me fitore ngritet në pozitën e tetë të tabelës, derisa Inter ka pësuar disfatën e pestë të stinorit dhe ka regjistruar ndeshjen e pestë pa fitore në Serie A (të tretën me Mancinin trajner).