LUIGI FERRARIS
Genoa, e treta
7 December, 2014 @19:31
Genoa ka vazhduar ritmin e mirë të ndeshjeve këtë stinor. Viktima e radhës, e madhe për ta, ka qenë Milani.
Ekipi i drejtuar nga Gian Piero Gasperini është treguar i fortë për Rossonerët, ndërsa për më tepër golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar një ish milanist, Luca Antonelli.
Filippo Inzaghi tentoi të bëj diçka më shumë në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes, kur futi në ndeshje Andrea Polin, pastaj Giampaolo Pazzinin dhe Mbaye Niangun - që u pa se nuk ndërruan asgjë deri në fund të ndeshjes.