NAPOLI

Lideri s’gabon
24 January, 2016 @17:06
Skuadra e Elseid Hysajt, Napoli, po vazhdon rrugëtimin si lider në Serie A.
Kësaj radhe, napolitanët arritën fitore si mysafir përballë Sampdorias, të cilën e mposhtën me rezultat shumëgolëshe, 2-4.
Top golashënuesi i Serie A-së, Gonzalo Higuain, e hapi serinë e golave në minutën 9’, për ta dyfishuar epërsinë 9 minuta më vonë Lorenzo Insigne nga penalltia.
Sampdoria u mundua të kundërpërgjigjet me Correan dhe Ederin, por mysafirët shënuan përsëri me mesfushorin sllovak, Marek Hamsik dhe belgun Dries Mertens.
Elseid Hysaj edhe në këtë ndeshje luajt për 90 minuta për skuadrën e tij, duke dhënë kontribut në fitore.
Napoli edhe pas javës 21 mbetet lider me 47 pikë, kurse Sampdoria bie në pozitën 17 me vetëm 23 pikë.