KAMPIONËT
Liga gjermano-spanjolle
10 April, 2013 @23:48
Real Madrid dhe Borussia Dortmund mbrëmë, ndërsa sonte Barcelona dhe Bayern Munchen. Këto janë katër skuadrat e mbetura për trofeun më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm europian të futbollit.
Shorti, se kush me kë do të ndeshet në gjysmëfinale do të mbahet të premten në mesditë.
A do të ketë përballje gjermano-spanjolle apo të të njejtit vend dhe pastaj finalja do të jetë gjermano-spanjolle, mbetet të shihet. Real Madrid është duke e kërkuar titullin e dhjetë jubilar, derisa Barcelona dhe Bayern Munchen të pestën. Borussia Dortmund, deri më sot ka vetëm një titull të kësaj gare dhe llogaritet si skuadra më e dobët nga katërshja gjysmëfinaliste, por edhe më e këndshme. Ata do të kërkojnë titullin e dytë të Ligë së Kampionëve.
KUSH SA HERË KA FITUAR LIGËN E KAMPIONËVE
Real Madrid | 9 herë | ||
Barcelona | 4 herë | ||
Bayern Munchen | 4 herë | ||
Borussia Dortmund | 1 herë |