NË PRIZREN
Liria kthen armatën e vjetër
28 July, 2018 @14:19
Skuadra e Lirisë, që pas largimit të trajnerit Bledi Shkëmbi drejt Teutës së Durrësit dhe ndërrimit të kryetarit, pa lojtarët e stinorit të kaluar të largohen një nga një drejt ekipeve tjera të Superligës, ka filluar të formësohet.
Pas emërimit të Bedridin Gjinalit si trajner të ri të ekipit, bardhezinjtë nga Prizreni, që përfunduan stinorin e kaluar në vend të pestë të Superligës kanë kthyer në ekip ish-lojtarë të Lirisë, me të cilët pritet të garojnë në Superligën 2018/19.
Kështu, në ditët e kaluara Liria ka zyrtarizuar sulmuesin Fatih Karahoda, pastaj mefsushorin Blendi Memaj, mbrojtësin Robert Gjeraj, Valon Bytyqin, Ragip Thaqin, si dhe reprezentuesin e të rinjëve të Kosovës, Shpresim Fazlinë.
Gjatë ditëve të kaluara prizrenasit kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore. Ata mposhtën Istogun 2-1, ndërsa ditë më parë edhe Trepçën 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Karahoda.
Në ndërkohë, ekipi po vazhdon përgatitjet për stinorin e ri dhe në ndërkohë mund të shtohet edhe ndonjë futbollist tjetër në skuadër.