ZYRTARE
Vëllaznimi zyrtarizon dy transfere nga Brazili
28 July, 2018 @12:19
Lucas Brito Santana dhe Romulo Elias Da Silva janë dy përforcimet më të reja të Vëllaznimit.
Kjo u konfirmua dje nga faqja zyrtare e klubit gjakovar, që sezonin që vjen do të garojë në Ligën e Parë.
Santana luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Da Silva është qendërmbrojtës, dhe që të dy pritet ta ndihmojnë repartin defansiv të gjakovarëve në luftë për rikthim në Superligë.
Për më tepër, në njoftimin e gjakovarëve në Facebook thuhet që shumë shpejt do të publikohen edhe përforcime të tjera.