Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI 2-4 LIRIA

Liria  me përmbysje triumfalisht mbyll stinorin e rregullt

Liria me përmbysje triumfalisht mbyll stinorin e rregullt


14 May, 2022 @19:35

Në një ndeshje me dy fytyra të zhvilluar në Jahja Danuza të Rahovecit, Liria ka shënuar fitore ndaj ekipit të Rahovecit me rezultat, Rahoveci 2-4 Liria [Liman Morina 7, Hamid Mullaabazi 15 - Altin Aliu 47, Qamil Likaj 52, Albin Memaj 68, 72].

Pas një pjese të parë të dobët nga Liria, që luante me ekip dytësor sot, pasi që lojtarët kryesorë u pushuan nga trajneri Granit Begolli, Rahoveci pa veten në epërsi 2-0 shpejt dhe kështu mbylli pjesën e parë të ndeshjes.

Mirëpo, në pjesë të dytë Liria u këndell dhe golat e Aliut e Likajt barazuan rezultatin, ndërsa rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes ka qenë Albin Memaj me dy gola të shpejt të tij që i ka sjellë prizrenasve fitoren.

Kujtojmë, ka qenë pikërisht Rahoveci që i ka shkaktuar humbjen më të thellë Lirisë këtë stinor në Ligë të Parë, (6-1), por prizrenasit në pjesë të dytë të stinorit u këndellën dhe tashmë pasi që siguruan vendin e dytë do të kërkojnë mundësinë për Superligë përmes barazhit.

Për Rahovecin në këtë stinor esenciale ka qenë mbijetesa në Ligë të Parë, pasi që në stinorin e kaluar ata u promovuan këtu nga Liga e Dytë. Vreshtarët e arritën qëllimin.

Liria tash më 21 maj luan ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë, ndërsa fituesi i kësaj ndeshjeje luan më 28 maj ndeshjen vendimtare për Superligë, ndaj ekipit që përfundon i teti stinorin në Superligë.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Liria mbyll stinorin e rregullt në pozitë të dytë të Ligës së Parë Grupi A me 13 fitore nga 27 ndeshje, me 46 pikë në total.

Rahoveci mbyll stinorin në pozitë të gjashtë me nëntë fitore dhe 33 pikë në total.

.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë