Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NE TELEVIZION

Liria-Onix, drejtpërdrejtë në TV

Foto: KFLiria/fb

Liria-Onix, drejtpërdrejtë në TV


30 September, 2020 @13:45

Përballja që do të zhvillohet në Përparim Thaqi sot, ndërmjet Lirisë dhe Onixit në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Parë A të Kosovës në futboll do të transmetohet direkt në TV.

Njoftimin e ka bërë të ditur KF Liria, duke shkruar se për shkak të pandemisë dhe ndalesës për të qenë shikuesit e pranishëm në stadium, kanë arritur marrëveshje me TV Prizrenin që ndeshja të transmetohet drejtpërdrejtë në kanal televiziv.

Gjithashtu, ndeshja do të shkojë drejtpërdrejtë edhe në faqen e Facebookut të TV Prizrenit, ka bërë të ditur klubi.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, Liria e drejtuar nga Skender Shengyli ka synim rikthimin në Superligë, ndërsa ka humbur ndeshjen e parë të stinorit nga Istogu Demush Mavraj 2-0.

Në anën tjetër, Onixi është skuadra e vetme që në xhiron e parë ka arritur të shënojë fitore si mysafir, bashkë me Dukagjinin, në Ligën e Parë A, duke e mposhtur Malishevën 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga