Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU 0-0 LIRIA

Liria siguron barazhin në Istog

Liria siguron barazhin në Istog


30 April, 2022 @17:00

Tashmë edhe matematikisht, Liria do të mbyll stinorin në vend të dytë të Ligës së Parë A të Kosovës dhe kështu do të jetë pjesë e barazhit për Superligë.

Kjo, pasi që sot në Demush Mavraj të Istogut, futbollistët e Lirisë barazuan pa gola ndaj troftave vendase të drejtuara nga trajneri Bekim Shotani, 0-0.

TABELA AKTUALE

Liria kishte mungesën e 3-4 lojtarëve standard në ekip, ndërsa tentimet e Istogut për të bërë dicka më shumë nuk sollën rezultat.

Me këtë Liria ka ndërprerë serinë e fitoreve prej katër ndeshje radhazi për të barazuar sot, ndërsa Istogu deri tash i qetë në renditje, paksa rrezikon mbijetesën në ligë.

Liria pas përfundimit të sezonit të rregullt do të ndeshet me Vushtrrinë në ndeshje barazhi (luhet një ndeshje në terren neutral). Fituesi i kësaj ndeshjeje luan barazh të njëjtë ndaj ekipit që përfundon i teti në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë