NGA ZVICRA NË BELGJIKË

Liridon Balaj kalon në ligën belge të futbollit
2 September, 2022 @16:20
Futbollisti ofanziv, Liridon Balaj, që karrierën e tij e nisi te Besa e Pejës dhe për sa vite luajti te Aarau i Zvicrës, është transferuar së fundi në ekipin belg Deinze.
Deinze garon në kategorinë e dytë të futbollit belg, ndërsa Balaj aty ka kaluar si lojtar i lirë. Balaj 23-vjeçar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ekipin e tij të ri, por ka edhe mundësi vazhdimi për një vjet shtesë.
Balaj ka luajtur për 4 sezone te ekipi i Aaraut. Ai ka regjistruar edhe dy paraqitje për Kosovën, në miqësore, në përballjet ndaj Guinesë dhe Gambisë.