FERKI ALIU - VUSHTRRI
Lirisë i ikë fitorja në Vushtrri
28 February, 2016 @15:34
Liria ka pasur disa raste ideale për të shënuar fitore dhe për tu kthyer me 3 pikë në Prizren, por Florim Bërbatovci e Liridon Fetahaj nuk kanë arritur të shënojnë në portën e mbrojtur nga Ridvan Beqiri.
Vushtrria në fakt kishte dalë e para në epërsi përmes lojtarit më të dalluar të tyre, Daut Maxhuni.
Mirëpo, Liria u këndell shpejtë dhe pas krosimit të Blendi Memajt, Fisnik Ramadanaj u gjend më së miri pranë portës së vendasve dhe shënoi për të barazuar, 1-1.
Më pas, dominimi i vendasve pasoi, por gola më nuk kishte në përballje, derisa edhe Vushtrria kishte një rast që u kontestua, pas goditjes së Ali Traores.