Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL 1-1 WBA

Liverpool ndalet nga WBA e motivuar

Semi Ajayi duke shënuar golin e barazimit, për të nxjerrë pikën e madhe për WBA-në/ Foto: premierleague.com

Liverpool ndalet nga WBA e motivuar


27 December, 2020 @20:02

Liverpool ka dështuar të ngris epërsinë në krye të tabelës pas barazimit befasues ndaj WBA-së sonte, që po luan me trajnerin e ri Sam Allardyce.

West Bromwich ka arritur të gjejë golin 8 minuta para fundit të ndeshjes për të shkëputur një pikë të rëndësishme në Anfield Road, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 1-1 [Mane 12 - Ajayi 82].

TABELA AKTUALE

Liverpool dominoi plotësisht në pjesë të parë të ndeshjes. Ekipi i Jurgen Kloppit gjeti shpejt golin, kishte edhe disa raste, por gol më s’shënoi, e kjo në fund i kushtoi.

NOTAT E LOJTARËVE (EUROSPORT):

Liverpool (4-3-3): Alisson 7; Alexander-Arnold 7, Matip 6, Fabinho 6, Robertson 8; Henderson 6, Jones 6, Wijnaldum 6; Salah 6, Firmino 6, Mane 7. Rez.: Williams 5, Oxlade-Chamberlain 6, Origi 6

West Bromwich Albion (4-4-2): Johnstone 6; Furlong 6, Ajayi 7, O’Shea 5, Gibbs; Sawyers 7, Gallagher 6, Robinson 6, Diangana 7; Phillips 6, Grant 6. Rez.: Pereira 7, Austin 6, Ivanovic 6.

Xherdan Shaqiri edhe në këtë ndeshje ka qenë rezervë e pashfrytëzuar nga Klopp përgjatë 90-minutave lojë.

Ky është barazimi i dytë i Liverpoolit në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Ndërsa WBA merr 2 pikë nga 2 mysafirllëqet e vështira radhazi, pasi që pas Cityt 1-1, nxjerr edhe në Anfield një barazim të njëjtë.


 
Të gjitha lajmet nga