Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJE HISTORIKE

Liverpool qeshet i fundit

Liverpool qeshet i fundit


19 October, 2014 @17:02

Në stadiumin Loftus Road të Londrës u luajt një ndeshje që do të mbahet mend një kohë të gjatë.

Në përballjen ndërmjet Queens Park Rangers dhe Liverpool, që përfundoi me fitoren e mysafirëve, u shënuan katër gola në minutat e fundit të takimit.

Së pari baraspesha në rezultat u prish në minutën 67’ me autogolin e irlandezit Richard Dunne, për epërsinë 0-1 të Liverpoolit.

Spektakli i goleadës së minutave të fundit filloi në minutën 87’ me golin e Eduardo Vargasit, i cili e barazoi rezultatin në 1-1.

Tre minuta më vonë Coutinho e rikthehu epërsinë në të mirë të skuadrës së tij, derisa dy minuta pas tij përsëri Vargas barazoi rezultatin.

Kur të gjithë pritnin që me kaq do të përfundojë gjithçka, mbrojtësi i QPR-së, Steven Caulker, shënoi në portë të gabuar për t’ia siguruar fitoren të kuqëve.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga