MIQËSORE
Livoreka shënon golin e parë për Dritën në fitore
28 January, 2017 @16:23
Sulmuesi nga Kaçaniku, Përparim Livoreka, i ardhur në këtë afat kalimtar te Drita e Gjilanit, ka shënuar golin e parë të tij sot për ekipin bardhekaltër nga Gjilani.
Drita ka mposhtur Flamurtarin e Prishtinës në miqësoren e zhvilluar në bregdetin shqiptar, 2-1, ndërsa përveç Livorekës, ka shënuar edhe ikona e klubit, Erdin Hashani.