LLADROVCI

Lladrovci lë të hapur mundësinë e largimit nga Feronikeli
25 May, 2021 @17:03
Kapiteni i Feronikelit Lapidar Lladrovci, ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga skuadra e tij e vendlindjes.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lladrovci ndër tjerash ka thënë se të ardhmes nuk i dihet dhe se ngjyrat e klubit për të cilin do të luajë mund të ndryshojnë.
Më poshtë postimi i plotë (i pa redaktuar) i futbollistit:
Sapo perfundoj nje nga sezonat me te veshtira per klubin tone Kf Feronikelin, ku vetem ne xhiron e fundit arritem te sigurojme nje vend ne Superlige edhe per sezonin e ardhshem. Merita kryesore u takon bashkelojtareve dhe stafit me kryetrajner Faruk Elshanin te cilet me shume veshtiresi financiare e sakrifica tjera nuk u dorezuan por si burrat e vazhduan luften dhe pas shume betejave te humbura e te fituara, mbrojtem nderin tone dhe te klubit. Shpresoj qe klubi te rikthehet te trofete, sepse vendin e kane aty. Per fund, te ardhmes nuk i dihet, ngjyrat mund te ndryshojne, por qellimi mbetet i perhershem, me respekt Kapiteni i skuadres.