BLERTON SHEJI

Blerton Sheji, derisa ishte lojtar i Strugës/ Foto: KFStrugaTrimLum/fb
Shkupi paguan klauzolën, merr futbollistin e Strugës
25 May, 2021 @12:39
Njëri ndër lojtarët e dalluar të Strugës, që këtë stinor bënë arritje historike duke siguruar garat evropiane dhe pozitën e tretë në renditjen përfundimtare të Maqedonisë së Veriut, Blerton Sheji - ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Shkupin.
Shkupi, që përfundoi si nënkampion ka paguar klauzolën për lirim të lojtarit nga Struga, pasi që 21-vjeçarit ende nuk i kishte përfunduar kontrata me klubin, për ta shtuar atë në radhët e veta.
Përndryshe, edhe Shkupi edhe Struga kanë siguruar dalje në gara ndërkombëtare dhe do të luajnë në kualifikime për UEFA Conference League.