STATISTIKA NGA VJESHTA NË SUPERLIGË 2021/22

Llapi - ekipi me sulmin më të mirë në Superligë
21 December, 2021 @20:49
Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina, KF Llapi, është ekipi që ka shënuar më së shumti gola për ndeshje në pjesën e parë të stinorit në Superligë dhe kështu bëhet skuadra me sulmin më të mirë të vjeshtës aty.
Llapjanët kanë dhënë 5 gola më shumë sesa ndjekësi i parë i tyre në këtë listë, për të kryer 18 ndeshjet e para të stinorit me 28 gola të shënuara, ndërsa mesatarisht kanë nga 1.55 gola të shënuara për ndeshje.
Valmir Veliu me 5 gola të shënuara është lojtari më efikas i Llapit gjatë pjesës së parë të stinorit, ndërsa pas tij renditet braziliani Alef Firmino me 4 sosh të shënuara për ekipin e Batatinës.
Pas Llapit, skuadra me mesataren më të mirë të golave të shënuara për ndeshje në Superligë është Gjilani. Ekipi i Ismet Munishit që kreu stinorin vjeshtor si lider i Superligës, ka shënuar 23 gola në 18 ndeshje, ndërsa ka mesatare prej 1.27 golash të shënuara për lojë.
Më shumë se gjysmën e të të gjitha golave të Gjilanit në vjeshtë i ka shënuar mesfushori maestral me përvojë i skuadrës, Gerhard Progni, që ka tundur 12 herë portat kundërshtare!
Të tretit në listë me 22 gola të shënuara - janë disa skuadra, por për shkak të goldallimit më të mirë kemi regjistruar Dritën si pozitë e tretë.
Ekipi i Ardian Nuhiut ka shënuar 1.22 gola për ndeshje, duke shënuar 22 herë në 18 ndeshjet e vjeshtës në elitë, ndërsa kanë kryer sezonin në pozitën e dytë, me lider të golave të shënuara verimaqedonasin, Marko Simovoski, që i ka shënuar 6 sosh.
TOP 3 EKIPET ME SULMIN MË TË MIRË, VJESHTA 2021/22 NË SUPERLIGË:
KF Llapi | 28 gola të shënuara | 1.55 gola të shënuara për ndeshje | |
KF Gjilani | 23 gola të shënuara | 1.27 gola të shënuara për ndeshje | |
KF Drita | 22 gola të shënuara | 1.22 gola të shënuara për ndeshje |