UECL
Llapi gati për Shkupin
7 July, 2021 @18:29
KF Llapi përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se ka arritur në Shkup dhe është vendosur në hotel, para ndeshjes së parë të tyre në gara evropiane.
Llapjanët e drejtuar nga Tahir Batatina do të debutojnë në UECL ndaj Shkupit si mysafir, ndërsa javë më vonë do të luajnë ndeshjen e kthimit.
Para se të shkojnë në Shkup, podujevasit kanë vizituar varrin e legjendës Fadil Vokrri, ndërsa të gjithë janë testuar edhe për coronavirus, ku fatmirësisht asnjëri s’ka rezultuar pozitiv. Sonte prej orës 20:00 ata do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.